Google ADS

Barcelona – Real Madrid, formacionet e El Clasicos në Kupë të Mbretit

19:54 | 6 Shkurt 2019
Arbresh Info

Barcelona dhe Real Madridi kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre.

Rivalët e El Clasicos, Barcelona dhe Real Madridi takohen për herë të parë mbrëmjen e sotme (e mërkurë) në kuadër të Kupës së Mbretit që nga viti 2014, transmeton portali arbresh.info.

Në atë rast, Real Madridi fitoi me rezultat 2 me 1 finalen në Valencia falë golit të jashtëzakonshëm nga Gareth Bale që vrapoi tërë fushën duke shënuar golin e fitores në minutën e 85′.

Por, Barcelona ka fituar çdo Kupë të Mbretit që nga ajo ditë dhe Real Madridi do të dëshironte që gjërat të ndryshojnë tani.

Superylli Lionel Messi nuk është pjesë e formacionit startues të përcaktuar nga trajneri Ernesto Valverde.

Ndeshja në Camp Nou mes dy gjigantëve spanjoll fillon në ora 21:00./arbresh.info/

Formacioni i Barcelonës
Formacioni i Real Madrid

Të ngjashme