Xhelal Sveçla e Driton Selmanaj, të martën, deponuan në Prokurorinë Speciale dosjen me gjetjet e shkeljeve që janë bërë kur u dëbuan nga Kosova gjashtë shtetasit turq.
Por, anëtarët të tjerë të Komisionit Hetimor thonë se që të dy kanë bërë vepër penale, sepse kanë keqpërdorur komisionin me një dokument që nuk u finalizua asnjëherë, meqë komisionit i ka skaduar mandati, raporton KTV.
Deputeti Hajdar Beqaj, thotë se ai po shqyrton mundësi të bëjë padi ndaj Sveçlës e Selmanajt për keqpërdorim të punës së komisionit.
Por, Driton Selmanaj akuzon Beqajn e të tjerë deputetë të partive në pushtet për obstruksione.
Ai thotë se qëllimi, sidomos i anëtarëve të komisionit nga PDK-ja, ka qenë të dështojë puna e komisionit kur kanë kuptuar se me raportin po dalin në dritë emrat e bartësve të institucioneve të rëndësishme si të përfshirë me rastin.
Por, Selmanaj ka akuzuar edhe sekretarinë e Kuvendit që tërësisht ka qenë në shërbim të PDK-së e kryetarit Kadri Veseli.
KTV-ja ka pyetur sekretarin e Kuvendit, Ismet Krasniqi, rreth akuzave ndaj tij dhe nëse sekretaria ka tejkaluar kompetencat, por Krasniqi ka thënë se nuk interpretojnë deklarime të deputetëve, derisa përgjigjen zyrtare rreth mandatit e kanë anëtarët e komisionit.
Edhe Muharrem Nitaj, anëtar i këtij komisioni nga AAK-ja, ka thënë se nuk mund të quhet raport një dokument që nuk ka marrë votat e shumicës së anëtarëve në komision.
Ai thotë se komisioni ka dështuar, meqë nuk ka kërkuar me kohë vazhdimin e mandatit.
Por, deputeti Selmanaj ka treguar se drafti i raportit do t’u dërgohet shumë organizatave ndërkombëtare, si Parlamentit Evropian, Këshillit të Evropës e ambasadave në Kosovë.
Por, jo vetëm kaq. Ata po e shqyrtojnë mundësinë që të referojnë në Kushtetuese rastin për shkelje që ka bërë kryesia në ushtrimin të funksionit të deputetit.
Ndërkohë, Sylë Hoxha nga Prokuroria Speciale e Kosovës, i ka thënë KTV-së se materialet që i kanë deponuar Sveçla e Selmanaj do të shërbejnë si fakte shtesë për prokurorinë, meqë ata kanë nisur hetimet rreth rastit të dëbimit që nga prilli i vitit të shkuar.
Ndërkohë, se ky komision më nuk ekziston, tregon edhe fakti se nuk figuron më në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës.
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet