Google ADS

Shtyrja e Brexit duket gjithnjë e më e pashmangshme

19:08 | 6 Shkurt 2019
A. B.

A do të ndodhë Brexit më 29 mars siç është parashikuar?

Një shtyrje e largimit të Britanisë së Madhe nga BE-ja po bëhet gjithnjë e më e pashmangshme, vlerësojnë analistët, pavarësisht këmbënguljes së kryeministres britanike, Theresa May për t’iu përmbajtur afatit.

‘’Në këtë fazë, duket pothuajse e pashmangshme që Brexit do të duhet të vonohet në një mënyrë apo një tjetër, apo të paktën për disa javë’’, pohon për median, Constantine Fraser, specialist për politikën europiane në qendrën e studimeve ‘’TS Lombard’’.

Liderja konservatore përsërit me dëshirë vendosmërinë e saj për të zbatuar Brexit në kohë, duke refuzuar prerazi mundësinë e shtyrjes, siç sigjeruan disa zëra brenda qeverisë së saj, kryesisht ato të ministrave të Punëve të Jashtme, Jeremy Hunt dhe ai i Financave, Philip Hammond, përcjell Atsh.

Një zgjatje e kohës në dispozicion mund të jetë e domosdoshme sipas tyre për të mundësuar miratimin e legjislacionit të nevojshëm për kryerjen e Brexit. E përditshmja eurofobe ‘’Daily Telegraph’’ madje pretendon se ministrat kanë diskutuar mundësinë e shtyrjes edhe për tetë javë deri më 24 maj.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme