Barcelona raportohet të ketë refuzuar një dizajn të ri nga kompania Nike për fanellën e ndeshjeve si mysafirë sepse dukej si ajo e Real Madridit.
Fanella, e cila ishte kryesisht e bardhë, ishte dizajnuar për të përkujtuar shenjtorin katalan, Shën Gjergji, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, gazeta spanjolle Mundo Deportivo thotë se fanella për ndeshjet si mysafirë e propozuar për sezonin 2020/21 është refuzuar nga zyrtarët e Barcelonës.
Raporti shton gjithashtu se drejtorët janë të shqetësuar për ndonjë polemikë të mundshme rreth shiritit që mund të ketë efekt në zgjedhjet e ardhshme presidenciale që do të mbahen në vitin 2021.
Barcelona do të luaj në Camp Nou sonte (e mërkurë) kundër Real Madridit në kuadër të Kupës së Mbretit./arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin