SHBA-ja do të vijojë të udhëheqë luftën kundër grupit të Shtetit Islamik (ISIS) pavarësisht tërheqjes ushtarake nga Siria, u shpreh sot shefi i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo në nisje të një takimi të koalicionit ndërkombëtar kundër grupit xhihadist.
”Mënyra e luftimit po ndryshon me humbjen territoriale thuajse të plotë të ISIS-it në Irak dhe në Siri”, theksoi ai para përfaqësuesve të 74 shteteve dhe pesë organizatave shumëkombëshe anëtarë të koalicionit të mbledhur në Uashington.
Tani e tutje, konfrontimi ynë ushtarak nuk do të jetë detyrimisht në planin e parë, ndërsa njoftimi i bërë nga presidenti Trump se ushtarët amerikanë do të tërhiqen, nuk nënkupton fundin e luftës amerikane./ata/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...