Këngëtarja e njohur, Dafina Rexhepi, vite më parë kishte debutuar fuqishëm në tregun muzikor, gjersa më pas për disa vite ishte larguar nga skena.
Ajo në vitin 2017 iu rikthye muzikës me disa projekte muzikore, të cilat u pritën ngrohtë nga publiku, dhe fansat e saj të dikurshëm.
Së fundmi, temë në media është bërë një fotografi e publikuar në InstaStory nga këngëtarja, ku shfaqej në veturë pranë një mashkulli.
Disa nga mediat raportuan se gabimisht se Dafina është rikthyer te ish-i dashur pas dy vitesh ndarje, por një gjë të tillë e ka mohuar vet këngëtarja.
E kontaktuar nga Telegrafi, Dafina ka thënë se nuk dëshiron që jeta e saj private të jetë temë mediatike, dhe se për çështje të tilla nuk dëshiron as të kontaktohet.
“Jo nuk është e vërtetë, ai personi në foto është vëllai im, por nuk e di se si të tjerët kanë shkruar gabimisht informacione të tilla”, ka thënë Dafina Rexhepi shkurt për Telegrafin.
Përndryshe, “Gimme ur love” mban titullin projekti i saj i fundit muzikor, të cilin e solli para gati dy vitesh, gjersa prej atëherë nuk ka qenë më aktive në realizimin e këngëve të reja, dhe nuk ka bërë të ditur nëse kandër mend të vazhdojë sërish rrugëtimin në muzikë.
Maqedonci takon deputeten nga Suedia, flasin për situatën e ...
Lufta në Gaza shton papunësinë dhe varfërinë në Bregun Perën...
Muzeu Etnografik i Kavajës, i rilindur, Rama: Rrëfimet histo...
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë...
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, arrestohet një i mitu...
Lushtaku për Bedri Hamzën: Nuk premton kot, punon për një Ko...