Ambasadori i Sllovenisë në Maqedoni, Milan Jazbec tha se sot është një ditë historike që rrallë ndodhë në jetën tonë. Unë uroj autoritetet e Maqedonisë dhe të gjithë ata që kontribuan për këtë, dhe sot e bënë të mundur që Maqedonia me nënshkrimin e protokollit të pranimit defakto të bëhet anëtare e 30-të e Aleancës.
Ai tha se që nga sot përfaqësuesit e vendit do të jenë në të gjitha mbledhjet e trupave punuese të NATO-s dhe do të debatojnë, përveç Bordit NATO-Rusi dhe Bordit Bërthamor, por nuk do të kenë të drejtën e votimit derisa të përfundojë ratifikimi në të gjitha shtetet anëtare.
Ai tha se kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i mbrojtjes Radmilla Sheqerinska tashmë ishin thirrur në samitin e NATO-s.
Në lidhje me ratifikim e protokollit në kuvendin e Sllovenisë, Jazbec tha se kjo mund të ndodhë ditën e martë.
Jazbec theksoi se me këtë hap Maqedonia ka dhënë një kontribut të madh në zhvillimin pozitiv dhe perspektivat dhe të ardhmen e rajonit.
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...