Z Mobile Prishtina është vetëm një fitore larg nga kualifikimi në fazën e eliminimit direkt të FIBA Europe Cup, që do të shënonte suksesin më të madh në histori të basketbollit shqiptar.
E gjithë historia e basketbollit shqiptar do të jetë e gatshme të rishkruhet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve nga ora 19:00.
Z Mobile Prishtina pasi FIBA ka ndryshuar rregullin e kualifikimit dhe mundëson që ekipi i tretë në grup të kualifikohet tutje në fazën e eliminimit direkt, i ka mundësuar klubit kryeqytetas që me një fitore në sfidën e fundit që zhvillohet sot (e mërkurë).
Kundërshtar është skuadra me traditë të madhe, Pinar Karsiyaka, me të cilën Prishtina ka pasur gjithmonë probleme duke parë cilësinë e skuadrës nga kampionati turk.
Prishtina e ka opsion të vetëm fitoren dhe pret shumë nga superyllij, Dardan Berisha, që si basketbollisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave të shkëlqejë dhe të shkruajë historinë.
Berisha realizoi 31 pikë në ndeshjen e fundit bashkë me tetë asistime duke hyrë në top pesëshen e javës të FIBA Europe Cup.
Prishtina ka nevojë për përkrahjen e të gjithëve në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në kryeqytet, pasi me një fitore do të sigurohej kualifikimi dhe arritja më e madhe në histori të basketbollit shqiptar dhe sportit vendor në përgjithësi.
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq
Sylvinho: Duam edhe të marrim vendin e parë, shkojmë në fush...
Kosova përfiton grant prej 9 milionë franga për mbrojtjen dh...