Google ADS

Zaev pas nënshkrimit të protokollit: Kemi siguruar paqe dhe stabilitet, duhet të jemi krenar

12:47 | 6 Shkurt 2019
V. S.

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, me rastin e nënshkrimit të protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, ka uruar qytetarët e vendit.

Në një deklaratë me shkrim, ai thotë se kjo është ditë e madhe dhe historike për qytetarët dhe vendin, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Sot, lidhja botërore më e fortë NATO, na tha mirë se erdhët. Sot jemi ulur krah për krah me aleatët tonë, në një tavolinë në aleancën e njëjtë. Jemi të lumtur dhe duhet të jemi, pasi kemi siguruar stabilitet të përhershëm për vendin tonë. Kemi siguruar, siguri dhe paqe. Progresi dhe zhvillimi tani janë të pandalshme”.

“Gjeneratat tona dhe fëmijët e gjeneratave tona do të jetojnë më mirë, në vend dhe rajon që rriten me shpresë. Urime, të jemi krenar”, thotë Zaev.

Ndryshe, sot në selinë e NATO-s në Bruksel, 29 vendet anëtare nënshkruan protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme