Google ADS

I vë flakën vetes, ndërron jetë 67-vjeçari në Shijak

10:13 | 6 Shkurt 2019
Arbresh.info

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shijak. Mësohet se një burrë është lyer me benzinë dhe i ka vënë flakën vetes.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:00 në Shijak ku një 67-vjeçar i ka vënë flakën vetes në rrethana të rënduara psikologjike. Familjarët nuk mundën ta shpëtonin.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Mësohet se viktima ishte banor i lagjes “Kodër” në Shijak. Sipas familjarëve vuante nga depresioni prej disa kohësh./balkanweb

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme