Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt thotë se gara për titullin mund të vendoset në saje të diferencës së golave.
Guardiola do të takohet gjatë ditës së sotme me Evertonin në Goodison Park duke shpresuar për të zëvendësuar Liverpool në krye të tabelës në saje të gol dallimit më të mirë, transmeton Telegrafi.
“Jam shumë i sigurt se fituesi do të vendoset në ndeshjen e fundit ose dy të fundit”, tha Guardiola.
“Titulli në Ligën Premier do t’i takoj skuadrës me gol dallim më të mirë dhe jam dakord, por nuk duhet t’iu themi djemve që duhet të fitojnë 5-0”.
“Mesazhi i parë është të fitojnë ndeshjen dhe e dyta është, ‘nëse mund të shënoni, shënoni dhe nëse mund të shmangni pranimin, bëjeni’.
“Tre ose katër ditë më parë ne kishim mbaruar. Kampion ishin Liverpooli dhe tani mund të jemi udhëheqës. Tani njerëzit më thonë se ne jemi kandidatë të mëdhenj – kampionë, por ende jemi tri pikë prapa, por do të preferoja të isha në pozitën e Liverpoolit”.
“Gjithçka ndryshon shpejt, askush nuk na ka llogaritur. Mësimi i vërtetë që mund të nxirret nga kjo është që kurrë mos të heqësh dorë dhe të përqendrohesh në atë që duhet të bëni”, pohoi spanjolli.
Ndryshe, Liverpool si lider i ligës elitare angleze ka tre pikë më tepër se kampioni në fuqi, City.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...