Një i ri indian ka vendosur të padisë prindërit me akuzën se e sollën në jetë pa pëlqimin e tij.
Mund të ngjasojë si satirë, por është e vërtetë.
Raphael Samuel shprehet se prindërit e sollën në jetë vetëm për kënaqësinë e tyre.
“I dua shumë prindërit,”-tha ai. “Por ata më lindën vetëm për kënaqësinë e tyre.”
Banori nga Mumbai megjithëse shprehet se jeta e tij ka qenë mahnitëse shton: “Nuk e kuptoj pse duhet të vij në jetë dhe të rri të mësoj apo të jem në kërkim të një karriere, veçanërisht kur nuk e kam kërkuar ekzistencën time,”-shtoi ai.
“Anti-natalizëm”, një zgjedhje për të mos u riprodhuar, po zë vend në Indi. Grupe të shumta njerëzish po përdorin Facebook për të përhapur lëvizjen ‘pa fëmijë’.
Ajo lidhjet me lëvizjen e shumë dekadave më parë ‘Lëvizja Vullnetare e Zhdukjes së Njerëzve’, ku mendohet se bota do të ishte një vend më i mirë nëse njerëzit do të vdisnin në heshtje dhe çiftet nuk do bënin më fëmijë.
Disa aktivistë pa fëmijë thanë se mosriprodhimi është një dobi mjedisore dhe në një studim të vitit 2017 rezultoi se ulja e lindshmërisë ishte një nga mënyrat më efektive për reduktuar dioksidin e karbonit. Ndërsa studiues të tjerë e shohin me mjaft skepticizëm këtë lëvizje.
India, vendi i dytë më i populluar në botë, ka inkurajuar krijimin e familjeve të vogla, si edhe ka bërë fushata duke u bërë thirrje çifteve të reja që të mos kenë më shumë se 2 fëmijë, madje duke nxitur stimuj financiarë për familjet e varfra që të mos riprodhohen.
© SYRI.net
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte