Rifunksionalizohet zyra e bashkëpunimit ndërkufitar Kosovë – Shqipëri

07:06 | 6 Shkurt 2019
Arbresh.info

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komuna e Prizrenit do të nënshkruajnë Memorandumin e Bashkëpunimit për rifunksionalizimin e Zyrës së Antenës në Komunën e Prizrenit.

Kjo zyrë është e paraparë të ndërlidhë bashkëpunimin ndërkufitar në mes të Shqipërisë dhe Kosovës, në kuadër të programit IPA BNK Shqipëri – Kosovë, program i cili financohet nga fondet e Bashkimit Evropian.

Nënshkrimi i Memorandumit do të bëhet në objektin e Komunës së Prizrenit – Kabinetin e Kryetarit.

Pas nënshkrimit të Memorandumit do të realizohet vizita në Zyrën e Antenës në Prizren.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme