Një grup akademikësh britanikë kanë lëshuar alarmin në lidhje me dëmin, që sipas tyre, po u shkakton Netflix mijëra çifteve në vend.
Studiuesit e Universitetit të Lancaster kanë studiuar të dhënat e përdorimit të internetit tek 10 mijë vetë. Ata thonë se piku i përdorimit të tij është zhvendosur nga ora 8 e mbrëmjes deri në 10, që ishte më përpara, në 10 me 11 po të mbrëmjes.
“Pjesa më e madhe lundrojnë nëpër faqet e transmetimeve online të filmave, serialeve dhe dokumentarëve, si Netflix dhe të tjerat”, thuhet në raportin e studiuesve.
Sipas tyre, kjo ka “vrarë” pasionin në dhomën e gjumit, shkruan Top Channel.
“Kjo sjell çrregullimin e regjimit dhe mungesë pasioni tek çiftet. Është një problematikë që duhet adresuar sa më parë, pa u shndërruar në një plagë të ngjashme me atë që po kalon sot Japonia”, vijon ndër të tjera raporti.
Japonia po përballet prej vitesh me uljen e lindshmërisë dhe plakjen e popullsisë së saj, ndërkohë që shenjat e para të një krize të ngjashme në Britani janë dhënë.
“Një në tetë persona nën 26 vjeç deklarojnë se janë të virgjër”, thekson studimi, duke shtuar se kjo tregon se teknologjia po zë gjithmonë e më shumë vend në dhomën e gjumit dhe po e bën këtë me një kosto të madhe sociale.
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...