Lëvizja nga Krzysztof Piatek që tregon kualitetin e tij

22:32 | 5 Shkurt 2019
Arbresh Info

Sulmuesi i AC Milanit, Krzysztof Piatek ka prodhuar një moment magjik gjatë barazimit të skuadrës së tij 1 me 1 kundër AS Romas mbrëmjen e së dielës.

Sulmuesi polak ka shkëlqyer qysh pas arritjes së tij në San Siro në merkaton e muajit janar nga Genoa duke shënuar tri gola brenda dy ndeshjeve dhe dy golat e tij të fundit kanë qenë vërtetë të bukura, transmeton portali arbresh.info.

Goli nga Piatek në minutën e 26′ i siguroi Milanit që të largohet nga stadiumi Olimpcio në vikend me një pikë si dhe duke mbajtur shpresat e tyre për kualifikim në Ligë të Kampionëve të gjalla.

Ai gjithashtu shfaqi kualitetin e tij me prekjen e parë gjatë ndeshjes duke ndalur në formë perfekte një pasim ajror.

Më poshtë (ose duke klikuar këtu) mund të shikoni këtë kontrollim të topit në formë të shkëlqyer nga Piatek./arbresh.info/

https://twitter.com/ACMilanGoleador/status/1092477970458034181

https://twitter.com/FootballCliches/status/1092182889947717635

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme