Berisha: Ja e vërteta e historisë së Ramës me djalin

22:11 | 5 Shkurt 2019
Arbresh.info

Mbrëmjen e sotme ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar debatin mes tij dhe Ramës, ku kryeministri e akuzoi se i ka nxjerrë historinë me djalin.

Berisha tha se këtë histori ja ka nxjerrë botuesi gazetës ‘Tema’, Mero Baze.

‘Historia është kjo 19 vjet më parë Mero Baze i boton në gazetën TEMA i boton 2 dosje, dosjen në procesin gjyqësor, ku zotëria thotë se djali nuk është i imi dhe aludon për të atin. Unë të atin e tij e kam quajtur Xhelat sepse ka firmosur varjen e Havzi Nelës, por unë nuk jam kurrë dakord që ai të akuzohet në një mënyrë të tillë. Atë ja publikoi Mero baze, unë po e them këtu se unë nuk e kisha këtë informacion, se po ta kisha nuk o ta kurseja kurrë atij. Në shkrimin e pardjeshëm Ymer Baze i bie tullë Edi Ramës, i thotë që dosjen ma dha Sali Berisha, por pranon se i ka botuar dosjen, pranon se dosja është në gjykatë. Unë kam respekt për të birin dhe atij do ti kërkoja falje, por një personi që akuzon babin e tij dhe nuk njeh djalin e tij është monstër. I kërkoj falje të birit, sepse i ati përdor krimin që ka kryer për tu viktimizuar. Sa herë ta përdorë Rama kauzën e krijuar’, tha Berisha .

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme