Drejtori i ambasadës së fëmijëve “Megjashi”, Dragi Zmijanac deklaroi se jetojmë në shoqëri kancerogjene ndërsa Shkupi, Manastiri, Gostivari, Tetova dhe Kavadari janë dhoma gazi.
Zmijanac thotë se për shkak të ndotjes së ajrit është vënë në pikëpyetje jeta e fëmijëve në Maqedoni ndërsa ambasada e fëmijëve ka vendosur ta mobilizojë faktorin ndërkombëtar dhe kanë drejtuar letër te të gjithë anëtarëve të Komitetit për të drejtat e fëmijës me qëllim të bëjnë presion, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai theksoi se qytetarët, por edhe fëmijët humbin jetën, kanë probleme me frymëmarrje, ka lindje të parakohshme dhe e gjithë kjo vjen si pasojë e ajrit të ndotur që është alarmues.
“Qeveria është e shurdhër kur lejon grimca kancerogjene si PM 10 dhe PM2 ta helmojnë gati gjithë vendin”, thotë Zmijanac.
Ai gjithashtu deklaroi se do të radikalizohen bllokimet dhe protestat nëse nuk marrin përgjigje për pyetje të caktuara siç ishte pyetja se çfarë ndizet në Drislla.
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...