Liam Neeson ka mohuar se është racist, pasi ka pranuar se njëherë i shkoi mendja të vriste një burrë me ngjyrë.
Në një intervistë për “The Independent” ai ka deklaruar se i ka shkuar mendja të vrasë një burrë me ngjyrë, pasi ky i fundit kishte përdhunuar një të njohur të tij, transmeton portali arbresh.info
Që nga ajo ditë aktori është përballur me një stuhi komentesh raciste.
Duke folur për Good Morning Amerika ai tha se “nuk jam racist”.
Neeson shtoi se donte që komentet e tij origjinale të fillonin një bisedë më të gjerë rreth racizmit.
I pyetur se çfarë do të dëshironte që njerëzit të mësonin nga përvoja e tij, ai tha: “Të hapen dhe të flasin lirshëm”.
Aktori i njohur i filmit “Taken” tha se do të vepronte njejtë edhe sikur përdhunuesi të ishte pa ngjyrë./arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin