Një nen, i vendosur në Ligjin e veteranëve e ka bllokuar rritjen e pagës minimale në vend, duke bërë që shumë kosovarë që punojnë në sektorin privat, të marrin pagë mujore nga 130 deri në 170 euro.
Rritja e pragut minimal do të nënkuptonte rritje automatike të pensionit të veteranit të luftës nga 170 në pragun minimal të përcaktuar nga shteti, e i cili vazhdon të mbetet i pandryshuar që nga viti 2011.
Derisa administrata shtetërore ka një prag të ri prej 239 eurosh, pragu i pagës minimale për sektorin privat do të rriste për më shumë se 32 milionë euro në vit koston financiare për veteranët , pasi pensioni i tyre do të shtohej për 69 euro.
Aktualisht, rreth 39 mijë veteranë marrin nga 170 euro në muaj nga buxheti i shtetit.
Ministri i Punës, Skënder Reçica, ishte pjesë e Këshillit Ekonomik Social kur u mor vendimi për rritjen e pagës minimale nga 170 në 250.
Kjo mbeti vetëm në letër dhe Reçica thotë se ngritja e pagës në sektorin publik, ka thelluar hendekun me pagën në sektorin privat.
Ndërsa, e pranon se Qeveria nuk kishte vullnet atë kohë për ta rritur pagën minimale.
Kjo shkaku se, siç thotë Reçica, Ministria e Financave në bazë të analizave erdhi në përfundim se mund të ketë komplikime buxhetore.
Reçica thotë se pas përbërjes së re të Këshillit Ekonomik Social sërish do të shqyrtohet paga minimale.
Ai beson se do ta ketë edhe përkrahjen e Qeverisë, konkretisht të Ministrisë së Financave.
Në Qeverinë e kaluar, për të shmangur një problem të tillë financiar, Ministria e Punës, ajo e Financave dhe Fondi Monetar, kishin hartuar një ligj të ri për veteranët duke e hequr tërësisht nenin 18.
“Kohavisioni” ka pyetur edhe Ministrinë e Financave, të cilën e drejton Bedri Hamza, por Zyra për informim ka sugjeruar që për këtë çështje, përgjigjja duhet kërkuar te Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...