Superylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka thënë se ndihet shumë i lumtur për të festuar ditëlindjen e tij të 34-të në Torino.
Sulmuesi u largua nga Real Madridi gjatë verës së kaluar duke iu bashkuar “Zonjës së Vjetër” për një tarifë prej 100 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Atij i janë dhënë disa përgëzime nga televizioni i kampionit – Juventus TV, i cili ka folur me të në këtë ditë të veçantë:
“Faleminderit, jam shumë i lumtur për të festuar ditëlindjen time këtu”, ka deklaruar Ronaldo. “Është shumë mirë të jesh në Itali dhe këtu në kampin stërvitës. Dua t’i falënderoj tifozët për pritjen dhe ju uroj atyre më të mirat. Shumë faleminderit”
“Është një eksperiencë e mrekullueshme dhe unë ndihem me fat që jam këtu në Serie A. Njerëzit më trajtojnë shumë mirë, veçanërisht këtu në Juventus dhe Torino është një qytet shumë i bukur dhe i qetë. Familja ime është e lumtur, ashtu janë edhe fëmijët, prandaj jam shumë i lumtur këtu”, shtoi Cristiano Ronaldo.
Në fund, Ronaldo komentoi edhe sezonin e Juves deri tani.
“Ne jemi duke shkuar shumë mirë. Ne ndihemi mirë, ne jemi të parët në ligë dhe jemi në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve dhe tashmë ka fituar trofeun tonë të parë në fillim të këtij viti. Ne jemi të gatshëm për ndeshjet e ardhshme”, përfundoi ai.
Qysh pas arritjes së tij, CR7 ka mbajtur formën e tij dhe ka realizuar 17 herë në Serie A gjatë këtij sezoni./arbresh.info/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?