Sot i ftuar në studion e Syri.net ishtë analisti Artan Hoxha. Ai u shpreh se vendimi për ta nxjerrë të pastër nga Vetingu i drejtuesen e Prokurosisë së Krimeve të Rënda, Donika Prelës ishte skandaloz.
Sipas Hoxhës majfton të shikohet që 2 nga komisionerët ishin persona që kishin punuar në zyrat e kryeministrit Rama.
Artan Hoxha thotë se të gjitha organet e drejtësisë si ato aktuale por edhe ato që do krijohen do jenë në ndikimin e pozitës dhe se opozita nuk do mund të reagojë.
‘Është një tmerr i vërtetë që kemi një drejtësi të kapur. Të kapur nga krimi dhe droga’- tha Hoxha.
Artan Hoxha foli edhe për përgjimet e publikuara nga VOA. Ai theksoi se Rama i fitoi zgjdhjet me blerjen e votave me paratë e drogës por edhe u bëri propagandë duke i ‘dehur’ nje pjesë të shqiptarëve me timonin drejtues.
Analisti i njohur foli edhe me përplasjen e Presidentit Meta me kryeministrin Rama për çështjen e Unazës së Re. Sipas Hoxhës pushteti ka kapur çdo gjë dhe presidenti rikonfirmoi skandalet e publikuara nga media si dhe nxori edhe detaje të reja.
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq
Sylvinho: Duam edhe të marrim vendin e parë, shkojmë në fush...
Kosova përfiton grant prej 9 milionë franga për mbrojtjen dh...