Një ish-deputet i Holandës, njëherësh edhe politikan i ekstremit të djathtë në partinë e Geert Wilders, ka njoftuar se është konvertuar në Islam.
Joram van Klaveren, i cili dikur e quajti Islamin ‘sëmundja më e madhe që ka goditur vendin tonë në njëqind vjetët e fundit’, ishte deputet në Partinë e ekstremit të djathtë Wilders (PVV) nga 2010 në 2017.
Gjatë asaj kohe, Van Klaveren zhvillonte një fushatë të pandërprerë kundër Islamit në Parlamentin holandez, duke bërë thirrje kundër shamive të grave myslimane ashtu edhe të minareve.
Por, deputeti 40-vjeçar tha se kishte ndërruar mendjen pas leximit të një libri që kritikonte Islamin, kur gjeti se ai kishte më shumë të përbashkët me fenë se sa mendonte fillimisht.
“Shikova Biblën në raftin tim të librave, në të kishte më shumë libra rreth Profetit Muhamed”, tha Van Klaveren.
“Por, ndërsa kërkova për Perëndinë, gjithmonë ndjeva një shqetësim. Dhe kjo ngadalë u zhduk. Kjo, pasi islami ndjehej si një shtëpi”, tha tutje ai.
Klaveren, i cili u rrit në një familje protestante reformatore, tha se ndjehet “shumë keq që ai kontribuoi në portretizimin e një imazhi të rremë për Islamin”.
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë