Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Kosovë (BERZH), ka organizuar një takim me përfaqësues të bizneseve në Kosovë për t’iu shpalosur atyre mundësitë që ofron kjo bankë për investime në sektorin privat. Me këtë rast, kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu tha se bizneset e vogla dhe të mesme përballen me vështirësi të mëdha për gjetjen e formave alternative të financimit të projekteve të tyre.
“Njëra ndër vështirësitë më të mëdha është gjetja e një forme alternative të investimeve të projekteve në sektorin privat. Problemi akut në Kosovë papunësia dhe askush më mirë se sektori privat nuk mund të bëjë zgjidhje në këtë drejtim. BERZH na ka provokuar pozitivisht karshi sektorit privat”, tha Gërxhaliu.
Ndërkaq, Leonora Kusari menaxhere e departamentit të Këshillimit në zyret e BERZH në Kosovë tha se ky institucion ofron këshilla për ndërmarrjet për tejkalimin e problemeve përmes konsulentëve vendor dhe ekspertëve industrial.
“Te ne mund të aplikohet në zyret tona. Ne bëjmë treg konsulent, ne bëjmë aprovimin e projektit me 50 për qind të kostos. Fondi ynë është i drejtuar kah ndërmarrjet e mesme dhe të vogla. Investimet që ne bëjmë janë të drejtuara kah zgjerimi i aktiviteteve aktuale apo edhe blerja e një biznesi tjetër nga biznesi i cili paraqet kërkesën për ndihmë tek ne”, tha Kusari.
Përfaqësues të BERZH-it paraqiten disa prej investimeve të tyre në Kosovë dhe rajon ndërkaq sipas tyre informatat bazë që ata kërkojnë nga një biznes i cili drejtohet tek ata janë biznes plani dhe pasqyrat financiare të biznesit të cilat duhet të jenë të audituara.
Ata thanë se në tri vitete e fundit kanë kontribuuar në hapjen e mbi 800 vendeve të reja të punës përmes bashkëpunimit me 580 ndërmarrje dhe 128 konsulent.
Në këtë takim, përfaqësuesit e bizneseve në Kosovë patën mundësi të bënin pyetje rreth mundësive që ofron BERZH-i për sektorin e tyre. /F.Gashi/arbresh.info/
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?