Përveç se është krijuesja e ‘brand-it’ më të njohur të bukurisë, “KKW Beautty”, Kim Kardashian është kthyer edhe në një person me influencë përsa i përket trendeve të fundit të ‘make up-it’.
Megjithatë edhe Kim duket se në përditshmëri i duhet të përballet me probleme të shumta me lëkurën e saj. Ajo mund të jetë një ndër personazhet që kujdeset më shumë për daljet publike, por kur vjen puna tek aknet ndonjëherë as ‘make up-i’ nuk mund t’i bëjë gjë.
‘Daily Mail’ shkruan se ylli i ‘Keeping Up With the Kardashians’ është fotografuar në Los Angeles dhe mund të dallohen qartë aknet në pjesën e vetullave dhe rreth buzëve.
Në fakt nuk është çudi që Kim të ketë të tilla probleme me lëkurën, duke ditur se ajo është përdoruese e rregullt e produkteve kozmetike. Pavarësisht se ka dhe një skuadër të tërë që i rri nga mbrapa, edhe Kim Kardashian e ka të pamundur të mbulojë aknet. /revistawho.com
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...