Këngëtari i njohur Blero, dhe e fejuara e tij, Afrona Dika, kanë festuar sot (e martë) pesëvjetorin e lidhjes.
Me këtë rast, Blero ka zgjedhur që të bëhet shumë romantik, duke i kushtuar dashurisë së tij një dedikim të veçantë në rrjetin social Instagram.
Këngëtari ka publikuar një fotografi bashkë me Afronën, në rrjetin social Instagram, nën efektet e ngjyrave bardhë e zi.
“Gruaja ime, që prej momentit që të kam njohur e kam ditur që do të jesh gjithmonë e imja”, ka shkruar Blero në Instagram.
Çifti përndryshe kanë bërë të ditur se do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë këtë vit.
Përgatitjet për dasmën që do të mbahet në maj kanë nisur, teksa është bërë e ditur që do të jetë një dasmë gjigante me plot të ftuar figura publike.
Kjo përndryshe do të jetë martesa e dytë e Bleros, pas martesës së tij të parë të dështuar me ish-bashkëshorten e tij, aktoren Teuta Krasniqi.
Irani i quan të “paarsyeshme” sanksionet e BE-së dhe Britani...
Thuajse e gjithë shtëpia në nominim – Ja komentet e Oltës!
Zgjedhjet gjermane, çfarë roli do të luajnë mediat sociale?
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së