Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi tashmë nuk e fshehin lidhjen e tyre të dashurisë, e madje flitet se çifti dhe mund të jenë fejuar.
Por Genci përveç dashurisë së madhe që ndjen për Enin, duket se ka dhe një respekt të madh për familjen e partneres së tij. Ai ka folur për emisionin ‘Tour de Cool’ në Kosovë duke treguar disa sekrete për raportet familjare me prindërit e Enit.
“Ne jemi njohur dhe më herët për shkak të muzikës, prindërit e Enit janë shumë fantastikë, ke se për çfarë të flasësh me to. Kanë bërë punë të jashtëzakonshme me Gretën dhe Enin, e kuptojnë muzikën deri në themel. Kur ke dikë që di për muzikën, temat nuk shterojnë” tregon këngëtari.
Genci shtoi se prindërit e Enit dhe të Gretës janë njerëz të mrekullueshëm dhe shkon i takon me shumë qejf, diçka që as vetë nuk e kishte besuar më parë.
“Përveç kësaj janë njerëz që nisen prej pozitiviteti dhe aspektit të mirësisë. Nuk ma kishte marrë mendja që mund të kishte kështu rastesh që me dasht me shumë qejf me shku me i taku. Janë fantastikë, të respektojnë” mbyll fjalinë Genci për prindërit e Enit.
Banka Ekonomike akoma më afër qytetarëve, shtrin rrënjët në ...
Musliu-Shoshi sot do të dorëzoj kërkesën në Prokurorinë Spec...
Pas Bitcoin edhe një tjetër kriptovalutë shënon rritje
Sot lansohet masa për mbështetje të punësimit për familjet p...
Sot i jepet lamtumira e fundit dy të rinjëve që u vranë në K...
IKD organizon konferencë për ligjin e pagave në sektorin pub...