Raportet e vëllezërve Prince Harry dhe Williamit po përkeqësohen shkaku i Meghan Markle.
Prej kohësh kemi lexuar thashethemet që qarkullojnë për një grindje që ekziston në familjen mbretërore, mes Kate Middleton, Meghan Markle, Princit William dhe Princit Harry, transmeton lajmi.net.
Ekspertët kanë treguar për mediat e huaja se e gjitha ka nisur pas disa këshillave mes vëllezërve.
“William ishte mjaft i shqetësuar se marrëdhënia e tij po ecte shumë shpejt. Dhe duke qenë i afërt me Princin, në fakt ishte i vetmi që mund t’i thoshte Harry-t, ‘Duket se gjërat po lëvizin shumë shpejt, a je i sigurt?’”, kjo sipas ekspertit Katie Nicholl mund të ketë nisur një krisje mes tyre duke shtuar tutje se: Mendoj se ai donte të jepte vetëm një këshillë vëllazërore, që kishte për qëllim ta nxiste Harry-in. Nga ana tjetër Harry është jashtëzakonisht mbrojtës ndaj Meghan-it dhe e pa këtë si kritikë. Ai e interpretoi atë sikur vëllai i tij nuk ishte pro martesës, lidhjes së tyre dhe nuk mendoj se gjërat kanë qenë shumë të qeta që prej asaj kohe”, tha eksperti për emisionin “Kate kundër Meghan: Princeshat në luftë?.
Në anën tjetër një biografe mbretërore fajëson më shumë fiksimin e madh që Harry ka për Meghan.
“Gjithçka që kam dëgjuar është se Harry mashtrohet shumë nga Meghan dhe është i magjepsur pas saj dhe ka ndryshuar shumë. Njerëzit ndryshojnë kur ata martohen”.
Ndër të tjera thuhet po ashtu se para se ta njihte Meghan më përpara Harry ishte shumë i lidhur me vëllain e tij dhe Kate.
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...