Instituti Kombëtar ka bërë me dije se nga 1 tetori 2018 e deri më sot janë raportuar gjithsej 22.726 raste të dyshimta në grip, 3.882 raste me infeksione respiratore akute dhe 25 raste me infeksione të rënda respiratore akute.
Në një komunikatë për media thuhet se rastet raportohen nga të gjitha komunat e Kosovës, por asnjëra nuk e kalon pragun epidemik.
Gjatë periudhës 7 – 13 janar 2019 janë raportuar 1.617 raste ILI, dhe 319 raste ARI dhe 3 raste SARI.
Në laboratorët e Qendrës kombëtare të gripit – IKSHPK janë testuar gjithsej 299 mostra të dyshimta në grip, prej tyre 93 raste rezultojnë pozitive në Influencën tip A. Nga 78 raste pozitive në 62 mostra është bërë subtipizimi dhe i takojnë subtipit AH1pdm09 dhe 31 mostra Influencë A.
Deri sot nga Klinika Infektive janë raportuar tri raste exitus të konfirmuara me Influencë A, dy prej tyre të konfirmuara me subtipin AH1pdm09.
Pacientët kanë pasur sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator dhe nuk ka qenë të vaksinuar me vaksinën e gripit sezonal.
Në Klinikën Infektive, Klinikën e Pediatrisë dhe spitalet rajonale gjatë 24 orëve të fundit janë hospitalizuar 7 raste me Dg. Bronchopneumonia (ARI), një rast me Dg.Status griposus dhe një rast i konfirmuar me Influencë A.
Sot shënohet 80-vjetori i çlirimit të Tiranës
I mituri kanos me thikë një grua në shtëpinë e saj në Kaçani...
Gazetari kanoset përmes telefonit, rastin e lajmëron në poli...
Nën kërcënimin e thikës, hajnat vjedhin para në një market n...
Arrestohet pjesëtari i policisë në Ranillukë, dyshohet se u ...
Aksident me 7 persona të lënduar në Maliq të Shqipërisë