Kryetari i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos tha se Greqia, Kroacia, Bullgaria dhe Rumania si vende anëtare të BE-së nga rajoni, duhet të mbështesin integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.
“Marrëveshja e Prespës duhet interpretuar dhe zbatuar në përputhje me përmbajtjen e frymës së saj, ndërsa çdo taktizim të asaj do ta bllokonte perspektivën e IRJM-së”, rekomandon Pavlopoulos gjatë takimit me kryetaren e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq.
Pavlopoulos gjatë takimit foli edhe për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.
“Në lidhje me IRJM-në e mbështesim perspektivën e saj evropiane. Por, për këtë perspektivë si parakusht, është respektimi i tërësishëm i legjislaturës evropiane, gjegjësisht të drejtën ndërkombëtare në tërësi, dhe veçanërisht marrëveshjen e Prespës, e cila duhet të interpretohet dhe zbatohet sipas përmbajtjes dhe frymës së saj, në mënyrën që nuk lë shenja të irredentizmit. Sipas kësaj, çdo taktizim të kundërt, është e qartë se do të bllokohet përparimi i integrimeve evropiane të IRJM-së”, tha Pavlopoulos.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...