Këshilli i Basenit Ujor Drin-Bunë në Prefekturën e Shkodrës ka anuluar lejen e dhënë për shfrytëzimin e ujërave termale te një firmë private. Vendimi u mor pas protestave të shumta që bënë banorët e zonës.
Banorët ishin shprehur se janë mbi 200 shtëpi, si dhe mbi 2.000 persona që e siguronin jetesën me këto llixha, apo edhe me tregtinë mbështetëse që e shoqërojnë atë. Ata thonë se prej 25 vitesh kanë kryer investime dhe i kanë shërbyer industrisë së zonës, duke siguruar vende pune dhe duke mos shkuar në emigracion.
Një gjë e tillë u kundërshtua fort nga banorët, madje u bë shkak debati edhe në Kuvend, ku deputetja Reme Lala i kërkoi publikisht kryeministrit Rama të garantonte dibranët se, një vendim i tillë nuk do të lejohej.
Një ditë më parë, ishte ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, që gjatë një takimi me banorë, punonjës dhe biznese të Qendrës Balneare në Peshkopi (Burimi Termomineral i Llixhave), u tha atyre se lajmin për vendimin e anulimit të dhënies në përdorim për 5 vite të ujërave termale.
“Vendimi i Këshillit të Basenit të Ujërave Buna-Drini anulohet. Vendimi i Këshillit të Basenit Drini – Buna na ka shqetësuar të gjithëve. Me prefekturën dhe bashkinë nuk kanë konsultuar për këtë vendim Xhaçka: Vendimi, i marrë në mungesë të plotë transparence dhe abuziv. Përfaqësuesit e qeverisë në atë këshill janë përballur me faktin e kryer dhe kanë debatuar kundër vendimit. Nga hetimi administrativ që ka bërë zyra e kryeministrit, vendimi do të anulohet. Përgjegjësit e këtij vendimi do të marrin përgjegjësitë’, u shpreh Xhaçka./top channel
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...