Google ADS

Haradinaj: Heqja e kufirit mes Kosovës e Shqipërisë i bie të jetë ‘pranverë shqiptare’

14:21 | 5 Shkurt 2019
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka miratuar propozim vendimin për të kërkuar nga Presidenti dhënien e autorizimit Ministrit të Punëve të Brendshme për nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave te Shqipërisë për heqjen graduale të kontrolleve në kufirin e përbashkët.

Ministri Ekrem Mustafa ka thënë se presin që negociatat me Shqipërinë të bëhen në muajin shkurt.

“Shpresojmë që sa më shpejt të kryhen po ashtu kjo marrëveshje kërkon 2/ 3 e votave”, ka thënë ai.

Haradinaj ka thënë se kjo do të ishte pranverë shqiptare./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme