Ndahen bursa nga MKRS për Shpresat Olimpike 2019

13:40 | 5 Shkurt 2019
Arbresh.info

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka bërë ndarjen e bursave për Shpresat Olimpike 2019.

“Kjo ceremoni tregon përkushtimin tonë si ministri, por edhe si qeveri për talentët tanë të cilët janë shpresa e sportit kosovar. Sot është momenti që edhe ne si ministri të tregojmë përkujdesjen tonë të drejtpërdrejtë për ju. Ndarja jepet pas rekomandimeve që jepen nga ju. Jam shume i lumtur në cilësinë. E ministritë që sot kemi një moment të veçantë për t’ju ndihmuar në pjesën e përgatitjes në garat në të ardhmen”, tha ministri Gashi.

Kurse kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës Besim Hasani ka falënderuar ministrin dhe mbështetjen e përgjithshme./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme