Bashkimi Evropian (BE) ka shprehur shqetësime për lançimet dhe testimet e reja të raketave balistike nga Irani, transmeton Anadolu Agency (AA).
Për këtë shkak Brukseli i bëri thirrje Teheranit zyrtar të heq dorë nga aktivitetet e tilla, për shkak se siç thonë nga BE, thellojnë mosbesimin dhe destabilizojnë rajonin.
“Irani vazhdon me përpjekjet për rritjen e gamës dhe precizitetit të raketave të saj, së bashku me rritjen e numrit të testimeve dhe lançimeve operative. Këto aktivitete thellojnë mosbesimin dhe ndikojnë në destabilizimin e rajonit”, thuhet në deklaratën e përbashkët të BE-së.
Kreu i Këshillit iranian për siguri kombëtare deklaroi javën e kaluar se Irani nuk ka për qëllim rritjen e gamës së projektilëve të saj, por se do të vazhdoj të punojë në teknologjinë e saj satelitore për të përmirësuar precizitetin.
Ministri iranian i Mbrojtjes, Amir Khatami, theksoi se për kapacitetet e projektilëve nuk mund të bisedohet, duke refuzuar thirrjen e vendeve të BE-së dhe SHBA-së për kufizimin e teknologjisë raketore.
Irani të shtunën, gjatë shënimit të 40 vjetorit të revolucionit islamik të vitit 1979, prezantoi raketat e reja kryqëzuese me rreze prej 1.300 kilometrash.
Romeo Veshaj po rikthehet pas shumë kohësh me këngë të re
Zelensky shpalos “planin e fitores” gjatë takimi...
Hamza nuk vendos vija të kuqe: Koalicioni me LDK-në më i pre...
Kusari-Lila tregon si ndodhi biseda me Milan Radoiçiqin
Hoxha takoi kryetarin e Prezencës së OSBE-së, flasin për pro...
“Imagjino kur të bëjmë të dytin” – Kiara Tito flet për rapor...