Një grup i hebrenjve radikalë dhe ministri izraelit hyjnë në Al-Aksa

11:28 | 5 Shkurt 2019
Arbresh.info

Ministri izraelit i Bujqësisë, Uri Ariel dhe një grup i hebrenjve radikalë në shoqërim të policisë izraelite kanë hyrë në kompleksin Al-Aksa, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Drejtorisë së Vakëfit në Kuds, Firas Dibs, njoftoi se grupi, ku ishte dhe ministri izraelit, kaloi një kohë në oborrin e Al-Aksës dhe më pas u larguan.

Ariel edhe më parë me hebrenjtë radikalë dhe policinë izraelite ka hyrë në kompleksin Al-Aksa.

Hebrenjtë radikalë në shoqërim të policisë kohë pas kohe në orët e mëngjesit dhe të drekës hynë në oborrin e Al-Aksës. Kjo shpesh çon në tensione në mes palestinezëve dhe policisë izraelite.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme