Ministri i Kulturës i Republikës së Maqedonisë, Asaf Ademi, dje qëndroi në vizitë pune njëditore në Republikën e Bullgarisë si pjesë e delegacionit zyrtar të udhëhequr nga kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, në të cilin ishte edhe sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës, Valmir Aziri.
“Në kuadër të vizitës, ministri i Kulturës me kolegun e tij bullgar, Boil Banov, e nënshkruan Programin për bashkëpunim në sferën e kulturës ndërmjet Ministrisë së Kulturës të Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Kulturës të Republikës së Bullgarisë. Ky dokument bilateral i cili i bashkëngjitet Marrëveshjes së nënshkruar për fqinjësi të mirë, miqësi dhe bashkëpunim do t’i intensifikojë lidhjet kulturore ndërmjet të dyja vendeve në të cilat në të kaluarën u realizuan iniciativa dhe projekte të shumta nga të gjitha veprimtaritë nga sfera e kulturës. Në të dyja vendet nga viti 2005 ekzistojnë edhe qendra informative kulturore në të cilat vazhdimisht prezantohen artistët dhe institucionet nga të dyja vendet.
Në kuadër të vizitës, ministrat e Kulturës vendosën edhe kurorë luleshte përmendorja e Goce Dellçevit në Sofje, me çka u shënua 147-vjetori i lindjes së kolosit, njëherazi ishin të pranishëm edhe në programin artistik kulturor, i cili me këtë rast u realizua në Qendrën Informative Kulturore të Republikës së Maqedonisë në Sofje. Në ngjarje ishin të pranishëm artistët nga më tepër shtetetë cilët interpretuanfragmente nga krijimtaria e Petre M. Andreevski, Pejo Javorov, si dhe nga kolosët e muzikës, Zhorzh Bize, Xhuzepe Verdi, Johan Shtraus, etj”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...