E prekshme, qeni i Emiliano Sala e pret atë të kthehet në shtëpi

11:20 | 5 Shkurt 2019
Arbresh.info

Motra e Emiliano Sala ka shpërndarë një fotografi prekëse të qenit të futbollistit duke e pritur pronarin të kthehet në shtëpi.

Motra e sulmuesit të Cardiff City, Romina shpërndau foton në Facebook, ku qeni shihet duke shikuar në distancë, transmeton portali arbresh.info.

“Edhe Nala po të pret ty”, shkruan në mbishkrimin e fotos.

Qeni besohet të jetë një nga arsyet e kthimit të Sala në Francë, pasi që dyshja kishin një marrëdhënie të afërt.

Futbollisti argjentinas dhe piloti i tij u gjetën në fund të Kanalit Anglez pasi u rrëzua avioni me të cilin po udhëtonin.

Aeroplani u zbulua të dielën në mëngjes nga një ekip specialistësh kërkimi në brigjet e Guernsey, duke zbuluar se ishte trupi i Salas ose i pilotit të tij David Ibbotson, të cilët të dy supozohen si të vdekur./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme