Xhaferi: Nuk mundet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, s’ka kohë sipas Marrëveshjes së Përzhinës

09:49 | 5 Shkurt 2019
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi mbrëmë ka deklaruar se nuk mundet që të mbahen bashkë zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare, nëse këta të fundit do të bëheshin sipas modelit të Marrëveshjes së Përzhinës.

“Nëse njëra nga partitë kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare duhet që të sigurojë shumicë për qeveri teknike. Në pajtueshmëri me Marrëveshjen e Përzhinës, ka afate të cilat nuk mundet që të respektohen dhe të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me zgjedhjet presidenciale. Vetëm nëse i ndryshojnë dhe plotësojnë ligjet të cilat kanë dalë nga Marrëveshja e Përzhinës”, tha Xhaferi në Click Plus, njofton portalb.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme