Maqedonia e realizoi atë që Evropa e priste nga ajo dhe tani BE është në radhë, shkroi ministri shtetëror gjerman për Evropë, Mihael Rot, në kolumnën e tij që “Velt” e publikoi mbrëmë, duke aluduar në atë se vendi duhet të marrë datë për negociata në qershor, transmeton Portalb.mk.
“Zgjidhja e çështjes së emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë është shembull i shkëlqyer për zgjidhje të konfliktit mes partnerëve evropian. Kompromisi e hap rrugën për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut. Tani BE duhet ta bëjë gjithashtu. Politikanët nga të dy anët shkruan histori përmes përkushtimit të tyre. Në ndërkohë, Kuvendi i Greqisë dhe Maqedonisë, gjithashtu e kanë miratuar Marrëveshjen e Prespës për kontestin e emrit”, shkruan në Rot në kolumnën e tij ‘Rruga e Ballkanit çon në BE”, përkushtuar Maqedonisë.
Diplomati i lartë që disa herë e ka vizituar Maqedoninë dhe ka mbajtur takime me kryeministrin Zoran Zaev, shefin e diplomacisë maqedonase Nikolla Dimitrov dhe negociatorin me BE-në, Bujar Osmani, konsideron se rruga ka qenë e durueshme, por në fund e paguar dhe do të rezultojë me ‘shpërblim’ për të dy vendet nënshkruese të Marrëveshjes së Prespës.
Ai e rikujton Bashkimin Evropian se tani është momenti për ta ndarë “çmimin” për Maqedoninë dhe ta inkurajojë në reformat.
“Që zyrtarisht Shkupi të vazhdojë me rrugën e reformave, perspektiva e BE-së duhet të jetë konkrete për maqedonasit. Gjenerata e re, veçanërisht është e orientuar kah Evropa me shumicë. Procesi kredibili anëtarësimit gjithmonë përfshin dy palë. Tani radhën e ka BE që të jep porosi. Përpjekjet e suksesshme në vendet kandidate, gjithashtu, kërkojnë përparim konkret në procesin e anëtarësimit. Për atë, BE tani duhet të fillojë shpejtë negociata për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut.
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...