Kjo gojëdhënë mbi dymijëvjeçare kujtohet çdo muaj prill sipas kalendarit Alla Turke, pikërisht kur moti pëson ndryshime të dukshme.
Sipas rrëfimeve të transmetuara nga brezi në brez, ndryshimet e motit në fillim apo në fund të muajit prill lidhen me “mitin e plakave”. “Plakat” përdoren edhe në ditët e sotme, pasi shpesh dëgjojmë të thuhet se “bën ftohtë ngaqë janë plakat”.Legjenda thotë një herë e një kohë disa plaka u ngjitën në mal dhe thirrën me të madhe: “Lamtumirë Dimër, Vafsh në Djall!”.
Ishte Pranvere por dimri vendosi të kthehej sërish. Muaji Prill i kërkoi muajit Shkurt t’i jepte disa nga ditët e tija për t’i ngrirë plakat si për t’ju kujtuar që dimri nuk ka ikur dhe është më i fuqishëm se ato, dhe që është një fenomen natyror që duhet respektuar.
Plakat vdiqën nga i ftohti dhe më pas erdhi pranvera sërish.Madje gojëdhëna thotë se në atë vend sot gjendet një gur si në formën e një Plake, ku edhe sot e kësaj dite, aty buron ujë, që thuhet se janë lotët e Plakës.
Ndaj gati një javë në muajin Prill kthehet dimri, i cili sjell reshje shiu thuajse në të gjithë Shqipërinë dhe pas shirave vjen pranvera e vërtetë. Kjo javë ka nisur me reshje shiu ndaj kujtoni se kanë ardhur plakat!
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!