PDK-ja mund ta rrëzojë Qeverinë, jo Lista Serbe

08:45 | 5 Shkurt 2019
V. S.

Partitë opozitare po kërkojnë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, por nuk dëshirojnë këtë qëllim ta arrijnë me votat e deputetëve të Listës Serbe. Së paku këto vota për ta rrëzuar Qeverinë po i refuzon Lëvizja Vetëvendosje, derisa Ismet Beqiri nga LDK-ja ditë më parë ka deklaruar se në rast të ngritjes së një mocioni votëbesimi partia e tij do të pranonte që edhe me votat e Listës Serbe të rrëzohej ajo, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Sipas Beqirit, nëse Qeveria është formuar me vota të kësaj partie është normale që ajo edhe të rrëzohet me to.

“Mocionin eventual të cilin do ta paraqesim, kushdo që na bashkëngjitet nuk do ta shikojmë i cilës parti është, sepse kjo Qeveri ka bërë një koalicion me votat edhe të shqiptarëve, edhe të komuniteteve tjera dhe nuk mund të thuhet se ju të tjerët nuk mundeni me vota të serbëve ta rrëzoni këtë Qeveri. Prandaj këto hipokrizi nuk mund të kalojnë te qytetarët”, u shpreh Beqiri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme