Një debat i nxehtë ka kapluar Zvicrën. Një kompani për shpallje pune ka shkaktuar shumë telashe. Asnjë shqiptar, turk, kroat dhe njerëz nga ‘vendet e ngrohta’, nuk do të pranohen në punë.
Megjithatë, personat përgjegjës flasin për një gabim, shkruan “20 min”.
Shqiptarja S. Arifi kishte hyrë në portalin e punës “Jobroom.ch”, për të kërkuar punë. Ajo kishte gjetur një konkurs pune si një punëtor në depo me kërkesa të diskutueshme. “Konsumatori ynë nuk dëshiron kombësitë e mëposhtme: Shqipëria, Kroacia, Turqia dhe njerëz nga vende të ngrohta si Brazili”.
Qytetarja me banim në Lufingen ZH (31), nuk e ka vërejtur këtë rast, duke u shokuar më pas. “Unë kurrë nuk kam dëgjuar në jetën time një rast të tillë. Si mund të bësh një reklamë të tillë punë”, ishte shprehur ajo, përcjell albinfo.ch.
E tronditur nga ky rast, ajo ka humbur dëshirën për të lexuar më shumë reklama për punë, dhe ka kërkuar një mendim.
Pas gjithë kësaj qëndron, një agjenci e punësimit në Cyrih. Firma më pas është penduar. Sipas firmës, ky ishte një gabim dhe ndihen fajtorë për këtë gjest, duke u kërkuar falje të gjithëve, por veçanërisht për znj. Arifi.
Reklama është ndryshuar menjëherë, duke theksuar se nuk bëjnë dallime dhe është e barabartë për të gjithë qytetarët. “Ne kemi nevojë dhe i vlerësojmë shumë këta njerëz. Një qasje e tillë do të ishte krejtësisht në kundërshtim me interesin tonë”, ka thënë kompania në fjalë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...