Ka tre javë që nxënësit e Kosovës nuk kanë shkuar në shkollë. Kjo për arsye se mësuesit kishin hyrë në grevë me kërkesën për rritje të koeficientit.
E me gëzim e kishin pritur fillimin e gjysmëvjetorit të dytë, nxënësit e klasës 1/3 .
Dëshira e madhe për ta takuar sërish mësuesen i bëri që të vijnë më herët në shkollë.
Por në klasë nuk hyri mësuesja e tyre por një mësuese tjetër.
Për ta zëvendësuar mësuesen kujdestare, drejtoria e kësaj shkolle kishte dërguar tri mësuese të cilat deri në përfundim të orarit do të përkujdesen për gjashtë vjeçarët.
Madje një nxënës i kësaj klase mësuesen prezentë nuk po e njeh.
Por as kjo mësuese nuk do të qëndrojë gjatë me këta nxënës pasi është e angazhuar në një tjetër klasë.
E për një mësuese të re shkolla ende s’ka bërë zgjidhje.
Ky ndryshim ka shqetësuar prindërit, të cilët thanë se u njoftuan me vonesë për mësuesen e re.
Por para se të gjenin zëvendësimin drejtoria e shkollës i kishin thënë prindërve që të gjenin ata zgjidhje për nxënësit.
T7 ka kontaktuar edhe me drejtorin e Arsimit në Prishtinë, ku përmes një shkrese kanë pranuar që janë të njoftuar me rastin dhe se zgjidhja do të bëhet brenda kësaj jave.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...