Ronaldo e do Jamesin te Juventusi

21:45 | 4 Shkurt 2019
Arbresh.info

Cristiano Ronaldo i ka hapur rrugë një transferimi të James Rodriguez te Juventusi në këtë verë.

Të dy ishin shokë në Real Madrid dhe Ronaldo duket i etur që të punojë sërish me Rodriguezin.

James po arrin në fundin të huazimit dyvjeçar me Bayern Munich dhe duket se ka shumë kandidatura për ta marr lojtarin.

La Gazzetta dello Sport dhe Corriere dello Sport në dhjetor kishte një intervistë me Ronaldon, kur portugezi përmendi Rodriguezin, por edhe Marcelon dhe Iscon si lojtarë të mirë.

“Unë shoh se shkruajnë për Jamesin, (Gareth) Balen, (Marco) Asension por, sinqerisht, Juventusi nuk ka nevojë për ndonjë lojtar”.

“Ju duhet ta pyesni presidentin”.

“Marcelo është i fortë, ne do t’i hapnim derën për lojtarë të mirë dhe Marcelo është një nga ata”.

James mund të luajë në vend të Paulo Dybalas, një lojtar me të njëjtat karakteristika, që kërkohet nga Bayern Munich.

Ronaldo publikisht nuk ta asgjë, por tjetër gjë mendon. Ai e dëshiron Jamesin në Juventus. Kolumbiani e ka ndarë mendjen, dhe do të largohet nga Bayern Munich nga sezoni i ardhshëm.

Rodriguez e do kthimi te Los Blancos, por Ronaldon duke folur e ka bindur që të mendojë për Juventusin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme