Osmani: Projektligji për dialogun rrezikon shtetësinë dhe territorin e Kosovës

21:29 | 4 Shkurt 2019
Arbresh.info

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se nëse projektligji për dialogun miratohet si është, lë hapësirë për negocimin e territoreve.
Osmani ka thënë se nëse Ligji për dialogun miratohet pa u ndryshuar, Hashim Thaçi do të ketë hapësira manovrimi.

“Ligji për ne si LDK është i panevojshëm dhe i kotë. Mirëpo nëse miratohet edhe në lexim të dytë kështu si është, arrin efekte të rrezikshme pasi lë hapësirë për t’u negociuar shtetësia e territori”, tha ajo në RTV Dukagjini.

Osmani thotë se e ka thënë Bashkimi Evropian se ekipi negociator do të jetë ndihmës i Hashim Thaçit, pasi formati i përcaktuar është në nivel presidentësh.

Deputetja e LDK-së ka thënë se PSD është subjekti opozitar që është tërhequr nga rrëzimi i Qeverisë dhe i është bashkuar koalicionit PANA.

Sipas Osmanit, të jeshë në anën e Qeverisë nuk nënkupton vetëm të futesh në Qeveri, por ka edhe shumë mënyra tjera që sipas saj PSD tashmë po “përfiton” nga pozicioni i saj i ri politik, përcjell Telegrafi.

“Ne i kemi pasur nënshkrimet e mbledhura para se PSD t’i sjellë nënshkrimet. Është PSD-ja ajo që u tërhoq në mënyrë që të mos shkohet në zgjedhje, vendosi të bëjë pazare të ulëta politike që po mundohen t’i paraqesin si të mira”, tha Osmani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme