Manchester City ka konfirmuar skuadrën prej 22 futbollistëve për fazën e eliminimit direkt apo 1/16-tën e Ligës së Kampionëve.
Lista A e publikuar nga klubi i madh anglez ka shkaktuar disa befasi, ku nuk figurojnë disa emra të njohur.
Mbrojtësi i ri Philippe Sandler është shtuar në skuadër në Listës A, ndërsa sulmuesi Gabriel Jesus dhe Phil Phoden nuk gjenden pjesë të listës.
Ky fat e ka ndjekur edhe portierin e Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muriqi, i cili nuk gjenet në Listën A.
Rregullat e UEFA-s thonë se një klub mund të emërojë një numër të pakufizuar të lojtarëve në Listës B që janë të lindur më ose pas 1 janarit të 1997 dhe kanë luajtur për klubin për një periudhë të pandërprerë prej dy vjetësh që nga ditëlindja e tij e 15-të.
Sulmuesi Jesus, mesfushori Phoden dhe portieri kosovar Muriqi thuhet se janë të kualifikuar sipas këtyre kritereve dhe pritet të konfirmohen nga lista B, duke ia liruar hapësirën Sandler për të marrë një vend në Listën A.
Edhe portieri tjetër Claudio Bravo gjithashtu është shtuar në Listën A, duke zëvendësuar mbrojtësin Eliaquim Mangala.
Lista e futbollistëve të Cityt në Listën A: Ederson, Claudio Bravo, Daniel Grimshaw; Danilo, Benjamin Mendy, Kyle Walker, Philippe Sandler, John Stones, Nicolas Otamendi, Vincent Kompany, Aymeric Laporte; Fabian Delph, Oleksandr Zinchenko, Fernandinho, Kevin De Bruyne, Bernardo, Ilkay Gundogan, Riyad Mahrez, David Silva; Leroy Sane, Raheem Sterling, Sergio Aguero
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju