Kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu ka reaguar pas deklaratave të Erion Veliaj në lidhje me deklaratat e këtij të fundit.
‘Llaxores së Tiranës nuk i rrihet. Në vend që të merret me punë konkrete dhe jo të inauguroj investimet që i la Lulzim Basha në proces e sipër si dhe me financime të siguruara, Erion Veliaj ka mbetur ekraneve të paguara duke prodhuar propagandë, e paturpësisht, çuditërisht duke ankuar dhe ndaj kolegësh se na e paskan penguar për arritjet e tij!.
Ky është një turp dhe absurditet!’, thuhet në reagimin e kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziu.
Më poshtë reagimi i plotë i Xhelal Mziut:
1. Llaxores së Tiranës i kujtojmë, se Bashkia Kamëz investon çdo ditë tek qytetarët me fondet e saja, infrastruktura ndryshon rrënjësisht dhe se mbi 140 projekte për financim flenë në sirtarët e ministrive.
2. Llaxorja merret me skema korruptive dhe ofshore, siç ishte dhe rasti i vrasjes së Ardit Gjoklajt, ndërsa bashkia Kamëz administron shkëlqyer grumbullimin dhe transportin e mbeturinave dhe pjesa e lumit në territorin e saj pastrohet rregullisht. Duke mos qenë në krye të detyrës Llaxorja nuk ka bërë asgjë sa i përket ndalimit të ndotjes se lumit të lumit të Tiranës në pjesën që administrohet prej tij dhe mbeturinat zbrazen në territorin e Kamzës.
3. Llaxorja jo vetëm nuk ka bashkëpunuar me bashkinë Kamëz për riparimin në 3 urat lidhëse, por madje ka penguar me forcë përmes policisë bashkiake që ky investim të mos kryhej qoftë dhe në mënyrë dhe të njëanshme nga Bashkia Kamëz.
4. Llaxore, Bashkia Kamëz ka ndërhyrë duke investuar në asfaltimin e rrugës në kufi mes dy bashkive apo dhe ndërhyrjen në ujësjellës pavarësisht territorit duke pasur prioritet qytetarët, ndryshe nga ti që si llogarit qytetarët
5. Llaxorja ka treguar që është rracist ndaj banorëve të Kamzës si në veprime dhe deklarime. Njeriu që njihet për gjuhën e shthurur, i njohur si mister betoni ka guxuar t’i përgojojë banorët e Kamzës për prejardhjen si dhe me veprime konkrete ndaloi dhe projektin e bulevardit të ri për zgjatimin deri në përfundim të lumit Lana duke krijuar e sjellë në kujtesë kufirin ndarës të Mitrovicës
6. Llaxore, si padroni yt Rama, edhe ti keni shkatërruar Tiranën me leje ndërtimi. Ti do të mbahesh mend vetëm për lyerjen e kopshteve dhe ato jo me fondet e bashkisë Tiranë, si dhe ngushtimin e rrugëve të Tiranës për korsi biçikletash, kur asnjë biçikletë nuk shihet në kryeqytet, edhe ky i rezultuar projekt korruptiv. I kujtojmë Llaxores se Bashkia Kamëz nuk ka dhënë asnjë projekt me PPP në infrastrukturë, sikurse ai në Bashkinë e Tiranës.
7. Llaxorja është i vetmi kryebashkiak që i quajti zgjedhësit e vet shpellarë, si dhe do të mbahet mend si bashkëpunëtor i Mega-Vjedhjes, siç ishte skandali i Unazës së re ku do të hidheshin në rrugë 400 familje
8. LLaxore, fal investimeve të bashkisë Kamëz në territorin e saj si rruga ‘Demokracia’ në Paskuqan, 7 km, është lehtësuar trafiku i qytetarëve të Tiranës.
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...