Mesfushori sulmues, Edon Zhegrova e ka kompletuar transferimin te Basel si huazim me opsion blerje.
Lojtari është huazuar te Baseli për një vit e gjysmë nga Genk. Ai ka zgjedhur fanellën me numrin 30-të.
“Jam shumë i emocionuar pasi është një ekip i ri për mua, një jetë e re për mua”.
“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubit të madh, klubi më i madh në Zvicër. Për mua është e madhe dhe do ta bëjë më të mirën, të ndihmoj sa më shumë që mundem që t’i fitojmë të gjitha ndeshjet”.
“E kam zgjedhur Baselin, pasi këtu kanë luajtur shumë lojtarë të mëdhenj. Është një mundësi e madhe që të luaj këtu.
Lojtari i parë me të cilin është takuar është Albain Ajeti, i cili po ashtu është shqiptar.
“A jeni takuar me ndonjë bashkëlojtarë? Po, aspo jam takuar me Albianin (Ajetin), i cili po ashtu vjen nga vendi im. Jam i emocionuar që do t’i takoj edhe bashkëlojtarët e tjerë”, ka thënë Zhegrova në intervistën e parë për klubin.
Ai në ekip do ta ketë edhe Taulant Xhakën që është ndër më të vjetrit në këtë klub.
Zhegrova ka debutuar me Përfaqësuesen e Kosovës dhe shihet si njëri prej lojtarëve me perspektiv në vendin tonë.
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor