Kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri në tubimin për të shënuar 19 vjetorin e masakrës së natës ndërmjet 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, që ndodhi në veri, ka thënë se nëse preket qyteti i Mitrovicës, do të ketë luftë.
Komuna e Mitrovicës në bashkëpunim me Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut kanë organizuar një tubim për të shënuar 19 vjetorin e masakrës ku humbën jetën 10 persona dhe janë plagosur 25 të tjerë.
Në këtë akademi përkujtimore kanë marrë pjesë edhe të mbijetuarit e masakrës, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa shefi i grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca ka thënë se kjo masakër ka qenë e organizuar drejtpërdrejtë nga shteti serb duke shtuar se është fatkeqësi e madhe që këto krime nuk janë trajtuar ende.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës