Modric kërkon rinovimin e kontratës me Real Madridin

18:05 | 4 Shkurt 2019
Arbresh.info

Luka Modric thuhet se ka vendosur të vazhdojë kontratën e tij me Real Madridin, pavarësisht interesimit nga Interi dhe Juventusi.

Fituesi i Topit të Artë thuhet të ishte afër transferimit te Interi gjatë afatit kalimtar të verës.

Por, klubi mbretëror kundërshtoi interesimin e Nerazzurrëve duke protestuar ndaj qasjes së tyre dhe duke u ankuar në FIFA.

Pas kësaj, Modric mbeti në Santiago Bernabeu dhe një lëvizje drejt Serie A nuk u materializua.

Tani është klubi tjetër italian, Juventusi, që u lidh me një transferim të mundshëm të kroatit në fund të këtij sezoni.

Megjithatë, sipas gazetës spanjolle AS, Modric është e prirur drejt një kontrate të re me Real Madridin.

Me rinovimin e kontratë, mesfushorit kroat do të përfitonte edhe një rrogë të përmirësuar ndjeshëm.

Marrëveshja e tij e tanishme shkon deri në qershor të vitit 2020, ndërsa me rinovim do të ishte deri në vitin 2022.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme