ATK-ja thotë se në janar ka mbledhur më shumë para se sa ka planifikuar

16:25 | 4 Shkurt 2019
Arbresh.info

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), thotë se për muajin janar të këtij viti ka mbledhur 58.8 milionë euro, ku në krahasim me planin janë mbledhur 662.138 euro më shumë.

Sipas njoftimit, edhe në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak janë mbledhur 7.4 milionë euro më shumë.

“ATK do të vazhdojë të realizojë misionin e saj, në mënyrë që të krijohet stabilitet financiar në vend”, thuhet në komunikatën për media.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme